Në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë mëngjesin e sotëm në shenjë proteste nuk janë mbajtur dy orët e para të mësimit, shkruan TV21. Profesorët protestojnë pasi ende nuk kanë pranuar pagën e muajit nëntor, kërkojnë që deri të premten të lëshohen pagat, në të kundërtën thonë se do të ashpërsojnë grevën.Kësaj radhe me të vërtet është vonesa e madhe dhe kemi frikën se kësaj radhe mund të jetë dhe më e madhe ose mund të jetë e humbur edhe rroga, për shkak se pagesat bëhen në afat të caktuar deri tek organet e financave” Jeton Kamberi, kryetar i Këshillit të Shkollës
“Apelojmë deri te ministri, nëse mundet edhe ai të përfshihet personalisht, për këta ditë, deri të premten, është i shkurtër afati, e dimë, që edhe ne të mund t’i presim festat me rrogë, ja me rrethin më të ngushtë të familjes”, deklaroi Marko Rafaellovski, profesor i gjuhës gjermane.
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se gjatë ditës së sotme pritet të lëshohen pagat.
“Sa i takon për rrogën e “Kiril Pjeçinoviqit”, më në fund edhe kjo punë u zgjidh: Nga gjysëm vjetori dyte s’do ketë probleme me rrymën dhe pagën. Këtë muaj ka ndodh vonesë për arsye se është marre dhe paga e 13 dhe ka pasur nevojë për plotësim me mjete.
Dokumentacionin per pagën edhe që ditën e premte i kompletuar është në procesim gjithçka është dërguar tek thesari dhe çdo moment pritet të kaloj”, tha Jeton Shaqiri, ministër në MASH./tv21.tv