27/04/2024
10.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot i ndryshueshëm me vranësira me shi të përkohshëm, bubullima dhe erë

Moti sot paradite do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të shiut, lokalisht të rrëmbyeshme, të shoqëruara me paraqitje të bubullimave të rralla. Pasdite vranësirat do të ulen dhe do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, ndërsa në disa vende erë e fuqishme (60 km/h) nga drejtimi jugperëndimor, njoftoi DPHM.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 12, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 16 deri 23 gradë.

Në Shkup paradite mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të shiut, në disa pjesë të luginave me kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Pasdite vranësirat do të ulen dhe do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginave erë e fuqishme e përkohshme nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura minimale do të bie deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 22 gradë.

Nga e premtja vijon periudhë e motit të qëndrueshëm, me diell dhe i ngrohtë me rritje të temperaturës.

Të fundit