18/05/2024
22.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot i ndryshueshëm me vranësira me shi të përkohshëm

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në orët e mëngjesit në pjesët lindore me reshje të shiut. Rreth mesditës dhe pasdite në pjesët perëndimore të vendit do të ketë reshje më të dendura dhe bubullima. Pasdite në pjesët lindore vranësira do të ulet.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit, erë e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri 14, ndërsa ajo maksimale prej 16 deri 22 gradë.

Në Shkup do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira, paradite me shi të përkohshëm, ndërsa pasdite me periudha dielli. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 19 gradë.

Të premten dhe të shtunën do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë. Nga e diela vijon periudhë e motit jostabil, në orët e pasdites me shi lokal dhe bubullima.

Të fundit