24/07/2024
17.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

USAID-i me projekt për nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim ndërkomunal

Projekti i USAID-it për fuqizim të kapaciteteve për shfrytëzimin e resurseve sot do të jetë nikoqir i ngjarjes për nënshkrimin e Memorandumit për Bashkëpunim me grupin e tretë të 24 komunave të reja partnere.

Nga USAID-i gjithashtu informojnë se në këtë ngjarje do tu jepet mirënjohje 15 komunave partnere nga grupi i parë për rezultatet të cilat i arritën në avancimin e kapaciteteve administrative të cilat janë kyçe për funksionimin e çdo komune dhe të nevojshme për sigurimin e kushteve më të mira për qytetarët dhe bashkësinë e biznesit.

Fjalime të tyre në këtë ngjarje do të kenë ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, ambasadorja e SHBA-së në vend, Anxhela Ageler dhe përfaqësues të komunave partnere.

Projekti i USAID-it për fuqizimin e kapaciteteve për shfrytëzimin e resurseve është projekt pesëvjeçar (2021-2026), i cili u ndihmon njësive të vetëqeverisjeve lokale në Maqedoninë e Veriut që t’i grumbullojnë dhe në mënyrë të pavarur të menaxhojnë me resurset e nevojshme për financim të shërbimeve të cilat i kërkojnë qytetarët e tyre

Të fundit