22/06/2024
21.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite kryesisht në rajonet malore do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut afatshkurtër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) informoi se temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 17, ndërsa ajo maksimale prej 24 deri 32 gradë. Indeksi UV do të jetë 6. Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë verilindore. Temperatura minimale do të bie deri në 14, ndërsa ajo maksimale deri 31 gradë.

“Në ditët në vijim moti do të jetë përkohësisht i paqëndrueshëm, por edhe më tutje me periudha të diellit dhe i ngrohtë. Të martën kryesisht në pjesët veriore dhe të mërkurën nga orët e mesditës do të ketë paraqitje të shiut të rrëmybeshëm me bubullima dhe erë të përforcuar diku me procese më intensive. Temperatura e mëngjesit në pjesën më të madhe të vendbanimeve nuk do të ndryshojë shumë”, parashikon DPHM.

Të fundit