18/06/2024
27.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Trafiku në Maqedonin e Veriut po zhvillohet pa probleme, nuk ka më vonesa në kufi

 Për shkak të asfaltimit të rrugës rajonale P1102 Veles – Gradsko (rruga e vjetër), komunikacioni do të ndërpritet në periudhën prej orës 08:00-18:00, njoftoi LAMM.

Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

Intensiteti i trafiku në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Të fundit