01/03/2024
9.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot me diell në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në pjesët perëndimore do të jetë kryesisht me diell dhe i qetë, ndërsa në pjesët lindore me diell me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë mesatare deri të fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -6 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 5 deri në 13 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në -3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 10 gradë

Sipas DPHM në ditët në vijim do të ketë mot të ndryshueshëm me më shumë periudha me diell nga pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në zonat lindore erë e fortë nga veriu. Të dielën vranësirat do të rriten dhe do të ketë kushte për borë të lehtë në male dhe në disa zona më të larta. Temperaturat do të jenë në rënie.

Të fundit