Aleanca për Shqiptarët ende në udhëkryq. Në partinë e Arben Taravarit do të vendoset në këtë fundjavë se si do të garohet në këto zgjedhje. I pyetur se çfarë mesazhi ka marr nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, Taravari tha se kërkesa e vetme e tyre ka qenë qëndrimi në rrugën integruese të vendit.Deklaratë: Arben Taravari – Kryetar i ASH-sëTaravari thotë secili do njeri në parti që mendon ndryshe nga vendimi që do të merret në Kuvendin që pritet të mbahet deri në fund të kësaj jave, është i lirë që të del nga partia dhe t’i bashkëngjitet ndonjë subjekti apo koalicioni tjetër. Deklaratë: Arben Taravari – Kryetar i ASH-sëPër ndikimin e Vetëvendosjes në Maqedoni të Veriut, Taravari thotë se partia e Albin Kurtit nuk është regjistruar si subjekt politik në Maqedoni dhe se ndikime nga politikanët shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë, ka pasur në çdo cikël zgjedhor të Maqedonisë së Veriut. Deklaratë: Arben Taravari – Kryetar i ASH-sëTaravari thotë se partia e tij nuk do të bëj koalicion qo+ë para apo pas zgjedhor, me asnjë parti që nuk i mbështet ndryshimet kushtetuese dhe procesin euro-integrues të vendit. Ai nuk përjashton mundësinë që VMRO-DPMNE-ja të mbetet pa partnerë koalicioni nëse nuk ndryshon qëndrimin në lidhje me futjen e bullgarëve në kushtetutë.TV KOHA







