01/03/2024
9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot me vranësira dhe me shi, në pjesët malore me borë

Moti sot do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme shiu, ndërsa në pjesët malore me dëborë, veçanërisht paradite. Gjatë ditës reshjet do të ndalen, ndërsa reshje të reja do të ketë në orët e mbrëmjes të së enjtes. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 2 deri në 7 gradë, ndërsa ajo maksimale  do të arrijë nga 6 deri në 11 gradë.

Në Shkup mot me vranësira, paradite me reshje shiu. Temperatura minimale do të bie në tre gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 9 gradë.

Siç informon DPHM, të enjten do të mbajë mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në pjesët malore me borë. Për shkak të zbritjes së masës ajrore më të ftohtë nga veriu gjatë ditës, reshjet do të kthehen në borë në disa nga vendet më të larta. Përgjatë Vardarit do të fillojë të fryjë erë e fortë veriore e cila do të vazhdojë edhe ditën e premte.

Nga e premtja moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit.

Të fundit