Moti sot do të jetë me vranësia të ndyshueshme dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor, i cili përgjatë Vardarit vende-vende do të përforcohet. Gjatë natës në pjesët e skajshme perëndimore do të ketë reshje lokale të shiut.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 20 deri në 26 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët me mot me diell dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23 gradë.
DPHM parashikon që nga nesër (e mërkurë) nga fundi i ditës do të ketë reshje të herëpashershme të shiut, temperatura e mëngjesit do të rritet, ndërsa gjatë ditës do të ketë rënie të lehtë.
Të premten do të fryjë erë e fortë nga drejtimi jugor, ndërsa gjatë natës dhe të shtunën pritet valë e re me lagështirë më intensive me reshje të dendura, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.