09/09/2024
25.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm në Maqedoninë e Veriut

Sot në mëngjes temperatura më e ulët prej -5 gradë Celsius është matur në Berovë, më pas -3 në Strumicë, -2 në Shkup-Petrovec, Demir Kapi, Veles dhe Kumanovë dhe -1 në Manastir, Kavadar, Llazaropole dhe Gjevgjeli. Në Shkup-“Zajçev Rid”, Kriva Pallankë, Shtip dhe Tetovë janë matur 0 gradë, 1 në Kodër të Diellit, Hanet e Mavrovës, 2 në Ohër, 3 në Krushevë, Vinicë, Pretor, Prilep, Dibër dhe 4 gradë në Dojran.

Gjatë 24 orëve të fundit, respektivisht deri në orën 07:00, më së shumti reshje të shiut, prej 7 l/m2, ka pasur në Kodër të Diellit. Pasojnë Llazaropole me 6 l/m2, 5 në Kriva Pallankë, 3 në Tetovë, Hanet e Mavrovës dhe Vinicë, 2 në Berovë dhe Krushevë dhe 1 në Shkup-“Zajçev Rid”, Kumanovë, Ohër, Dibër dhe në Pozhar.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa në fushëgropa përgjatë Vardarit me mjegull. Pasdite vranësirat do të rriten. Gjatë ditës do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri 15 gradë.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me mjegull, rreth mesditës mjegulla pjesërisht do të pakësohet. Temperatura maksimale do të arrijë 9 gradë.

Nga e shtuna deri në fund të ditës do të ketë reshje shiu, vetëm në zonat më të larta malore reshje bore. Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme gjatë natës drejt së dielës, mbi 20 l/m2. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi juglindor, ndërsa nga e hëna nga drejtimi verior, e cila do të shkaktojë ulje të ndjeshme të temperaturave, njofton DPHM.

Nga e marta do të mbajë mot i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit.

Të fundit