13/04/2024
15.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të dobët nga drejtimi jugperëndimor, njofton Enti Hidrometeorologjik.

Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa pasdite nga 15 deri në 24 gradë Celsius.

Moti sot në Shkup dhe rrethinë do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe me erë të dobët jugore.

Temperatura në mëngjes do të jetë 6 gradë, ndërsa pasdite do të rritet deri në 21 gradë Celsius.

Nesër sipas parashikimeve do të mbajë mot i vranët, duke filluar nga pjesët veriperëndimore dhe veriore me reshje të kohëpaskohshme shiu, të cilat do të përhapen gjatë gjithë ditës. Më shumë reshje do të ketë në pjesët perëndimore dhe veriore.(INA)

Të fundit