11/09/2024
15.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rihapja solemne e Xhamisë së Madhe – Reçicë e Madhe (VIDEO)

Gjatë ditës së djeshme para namazit të drekës, pas një renovimi rrënjësor, u bë rihapja solemne e Xhamisë së Madhe – Reçicë e Madhe. Në këtë manifestim të cilin e moderoi, morrën pjesë  Myftiu i Tetovës, Qani efendi  Nesimi, ish Myftiu Alifekri efendi  Esati, imami i xhamisë, Taxhudin efendi Iljazi, imami nga diaspora, Bashkim efendi Aliu, Këshilli i xhamisë, hoxhallarët e qytetit me rrethinë, si dhe një numër shumë i madh i xhematit. Manifestimi filloi me leximin e Kur’anit Famëlartë nga Jumni efendi Shabani, imam në xhaminë e fshatit  Novak, kurse vazhdoi me disa ilahi të kënduara nga hoxhallarët Hafwz  Ekrem efendi Hasani, Imam në xhaminë qendrore të fshatit Zhelinë, Armin efendi Shaqiri, Imam në Xhaminë e Re, Reçicë e Madhe dhe Halil Osmani, Muezin në Xhaminë Omeri, Reçicë e Vogël.

Fjalë kishte Imami i xhamisë dhe hoxha Bashkim efendi Aliu, i cili në emër të Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, i përshëndeti të gjithë të pranishmit.

Fjalën e rastit e mbajti Myftiu i Tetovës Qani Efendi Nesimi i cili theksin e vendoi në ajetin kuranor ku Allahu thotë:Xhamia  e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Mekë, e dobishme udhërrëfyese për mbarë njerëzimin” .

Në fund u lexuan disa pjesë nga Kurani Famëlartë nga referenti pēr arsim fetar pranë Myftinisë, hafwz Abdurahim efendi Murati, ndërsa duanë e hapjes së xhamisë e bëri ish Myftiu Alifekri efendi  Esati.TV KOHA

Të fundit