23/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPB me detaje për arratisjen e të burgosurit në Idrizovë, do të kërkohet me urdhër-arrest qendror

Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve ka publikuar detaje për arratisjen filmike të mbrëmshme të një të burgosuri nga burgu i Idrizovës, ku është lënduar edhe një polic burgu. Bëhet fjalë për të dënuarin B.M nga Tetova, i dënuar me gjithsej 21 vjet burgim, nga të cilët 19 për vrasje dhe 2 për prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Ai e vuan dënimin që nga 28 dhjetori 2020, ndërsa i përfundon më 17 prill 2040, transmeton Portalb.mk.

“Mbrëmë rreth orës 23:20 gjatë përcjelljes së personit të dënuar B.M (36) nga INP Idrizovë në Qendrën Urgjente “Nënë Tereza” për shkak të lëndimit në dorën e djathtë, në autostradën për Shkup afër pompës së benzinës Lukoil veturës zyrtare ia ka prerë rrugën një vetur e tipit “Audi” ngjyrë hiri pa targa. Në atë moment, i dënuari i ka marrë pistoletën e shërbimit nga këllëfi i punonjësit të burgut I.H që drejtonte furgonin, e ka qëlluar dhe e ka plagosur në pjesën e poshtme të barkut. Për shkak të lëndimit, shoferi ka ndaluar veturën, ndërsa i dënuari është larguar me veturën e pasagjerëve “Audi”, ka thënë DZS.

Nga MPB thonë se arratisja e të burgosurit nga “Idrizova” ka ndodhur para mesnatës. Katër zyrtarë të burgut e kanë shoqëruar për në spital të burgosurin. Në raport thuhet se e gjithë drama ka ndodhur në autostradë.

“Punonjësit e policisë së burgjeve të cilët ndodheshin në një furgon “Ford Transit” të policisë së burgjeve kanë kërkuar ndihmë nga policët e SPB Shkup, pasi, sipas raportimit të tyre, gjatë shoqërimit të të dënuarit B.M. , nga INP “Idrizovë” në Qendrën Urgjente “Nënë Tereza”, në autostradë, i dënuari ia ka marrë armën shoferit I.H. (punonjës i policisë së burgjeve), e ka qëlluar me armë zjarri dhe e ka plagosur. Më pas i dënuari është arratisur me një automjet pasagjerësh Audi”, thonë nga MPB.

Punonjësi i plagosur i policisë së burgjeve është dërguar në Qendrën emergjente për ndihmë mjekësore.

“Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Të fundit