03/05/2024
13.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPJ do ta thërras për konsultime konsullin e përgjithshëm në Munih për shkak një përmbajtje të publikuar në Fejsbuk

Konsulli i përgjithshëm i vendit në Munih do të thirret për konsultim në Ministrinë e Punëve të Jashtme, për shkak përmbajtjes së publikimit të tij në Fejsbuk, kumtoi sot MPB.

“Lidhur me publikimin në Fejsbuk në kundërshtim me Ligjin për politikë të jashtme dhe kodin etik të diplomatëve, konsulli i përgjithshëm në Munih do të thirret për konsultime në Ministrinë e Punëve të Jashtme menjëherë sapo të krijohen kushte për udhëtim, të cilat aktualisht janë të vështirësuara duke pasur parasysh pandeminë”, publikoi MPJ në faqen zyrtare të Fejsbukut.

MPB potencon se konsultimet do të jenë në drejtim të hetimit të rrethanave për konfirmimin e përgjegjësisë eventuale në bazë të procedurës disiplinore.

Një pjesë e mediave para dy ditëve publikuan se konsulli i përgjithshëm në Munih në fejsbukun e tij ka publikuar përmbajtje në lidhje me ngjarjet nga konflikti i vitit 2001. sn/

Të fundit