13/10/2024
16.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPJ do të vendosë nëse kryediplomati rus do të vijë në Shkup

Nga Ministria e Punëve të Jashtme nuk kanë dhënë një përgjigje definitive se nëse ministri i jashtëm rus , Sergej Llavrov do të vjen në Shkup, në kuadër të Këshillit Ministror të OSBE-së, shkruan TV21. Nga MPJ përmes një kumtese theksojnë se Qeveria ka autorizuar ministritë kompetente për të vendosur nëse avioni rus do të aterojë në Shkup.

“Në seancën e sotme të Qeverisë, Qeveria solli plotësimin e Vendimit për vendosjen e masave kufizuese në lidhje me aktivitetet e Federatës Ruse, me të cilin kufizohet qasja e aviacionit të Federatës Ruse dhe në përputhje me Rregullativën e Këshillit të BE-së nga Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë me të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut është plotësisht ose 100% e harmonizuar. Përmes këtij plotësimi, Qeveria u dha autorizim ministrive kompetente që vetë të mund të vendosin për dhënien e lejes për fluturimin dhe aterrimin e avionit rus gjatë mbajtjes së takimit ministror të tridhjetë të OSBE-së në Shkup, në periudhën nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor 2023. Plotësimi është në përputhje me rregullativën e BE-së dhe dispozitat në vetë masat kufizuese, me të cilat parashikojnë përjashtime nga kufizimet në fjalë për konferencat ndërkombëtare, siç është OSBE-ja”, thuhet në njoftimin e MPJ-së./tv21.tv

Të fundit