Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve të Kosovës “Shota”, i njohur
si Ansambli “Shota” nesër në mbrëmje do të shfaq koncert në qendrën për Kulturë
në Tetovë.Ky ansambël i themeluar në vitin 1964 në Prishtinë, pritet që para
publikut të Tetovës të paraqitet për herë të parë me koncertin e vet ndërsa do të
mbështetet në disa pika edhe nga Shoqëria Kulturo Artistike Xheladin Zeqiri e
Tetovës. Këta aktivitete janë pjesë e programës vjetore të Qendrës për Kulturë në
Tetovë.
Në ndërkohë, pas më shumë se një dekade rikthehet me një koncert para publikut
të Tetovës rok grupi tetovar Elita 5. Nga qendra për kulturë në Tetovë bëjnë të
ditur se ishte koha që më në fund ky grup të këndojë edhe para publikut tetovar.
Nga qendra për kulturë bëjnë të ditur se me kërkesë të shumë artdashësve janë
dakorduar që të realizojnë koncert me rok grupin ‘Elita-5’.
Ndërkaq, pritet që të vihet në skenë komedia e njohur “Zi e më zi” me autor Kristo
Floqi në regji të Artan Arsllanit.Tashmë janë duk u zhvilluar përgatitjet për këtë
komedi dhe e njejta pritet të shfaqet para publikut shumë shpejt.
Krahas kësaj, muajve në vijim janë paraparë një sërë aktivitete në qendrën për
kulturë si ekspozita personale dhe kolektive, Festivali i këngëve të vjetra qytetare
“Teuta”, Koncert folklorik vjetor i Shoqërisë kulturo artistike “Xheladin Zeqiri” e
kështu me rradhë.TV KOHA