06/05/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mungesa e pasaportave , kërkohet përgjegjësi

Edhe pse zyrtarisht nuk ka shifra të sakta se sa qytetarë të Tetovës dhe rrethinës presin për të nxjerrë dokumente të udhëtimit.Problemet e fundit që kanë ndodhur në Ministrinë e Punëve trë Brendëshme lidhur me dhënien e dokumenteve të udhëtimit, kanë dhënë efekt edhe në policinë e Tetovës ku ka mungesë të dokumenteve. Gjatë vizitës së sotme në Sektorin për Punë të Brendëshme në Tetovë, Sllavjanka Petrovska, zëvendësministre plotësuese në MPB, ka thënë se i ka bërë ftesë Ministrit Naqe Çulev që sa më shpejtë të sjellë vendim që t`u dalim në ndihmë qytetarëve.
“Unë e njoftova Ministrin dhe shërbimet tani kanë reaguar se mund të ketë problem me dhënien e dokumenteve të udhëtimit.E di se në këtë periudhë të gjithë jemi të preokupuar me zgjedhjet dhe ajo është e drejtë legjitime dhe e drejta e qytetarëve që të kenë dokumentet e udhëtimit në pajtim me ligjin ashtu siç duhet dhe është e paraparë dhe nuk kemi të drejtë që të shkelim mbi këtë të drejtë të qytetarëve.Pres nga ai që të reagojë sa më shpejtë të jetë e mundur që të zgjidhet ky problem, dhe në aspekt të letërnjoftimeve mendoj gjithçka është në rregulll tani për tani problemi paraqitet vetëm tek pasaportat.Apsolutisht po, patjetër duhet të ketë përgjegjsi sepse dhënia e dokumenteve të udhëtimit është njëra ndër përgjegjësitë e këtij institucioni dhe mendoj se ministri sa më shpejtë të reagojë dhe përderisa po meremi me punë të tjera mendoj se duhet të zgjidhet ky problem “, theksoi ajo.
Ajo tha se është biseduar edhe për zgjedhjet e 12 prillit, ku policia garanton process të lirë dhe pa probleme.
“Tema e dytë për të cilën diskutuam është zgjedhjet e parakohëshme parlamentare dhe përgaditja e kolegëve të sektorit për organizimin dhe menaxhimin me sukses të periudhës së zgjedhjeve dhe këtu nuk kishte ndonjë pikë kritike, puna e tyre e terenit është e përgaditur dhe ata po e bëjn punën e tyre të përditshme dhe nuk presim prishje dhe kërcënime të qytetarëve në këtë peirudhë”, nënvizoi ajo.
Këta komente ajo I ka bërë gjatë vizitës në Tetovë, ku edhe është njohur me punën e Sektorit për Punë të Brendëshme dhe disa stacioneve policore.“Me udhëheqësinë e Sektorit Për Punë të Brendshme ne Tetovë diskutuam për shumë tema.Ata më informuan për sigurinë e rajonit të cilën e përfshin Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë dhe ata cilësuan se është stabile dhe nuk ka prishje të rendit dhe qetësis publike”, sqaroi Sllavjanka Petrovska, zëvendësministre plotësuese në MPB./TV KOHA/

Të fundit