21/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Murseli: Shqipëria duhet të interesohet për kombin shqiptar që jeton në RMV, takimet e ministrave të Jashtëm s’ duhet të jenë vetëm shtetërore

Faton Murseli, pedagog në Universitetin e Tetovës tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se takimet mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe RMV-së nuk duhet të shihen vetëm në konotacionin shtetëror, por edhe në konotacionin kombëtar pasi para së gjithash Shqipëria duhet të interesohet për kombin shqiptar që jeton në RMV dhe të kontribuojë për të.

Duke vijuar më tej, Murseli theksoi se politikanët në Shqipëri nuk janë interesuar për emigrimin masiv të shqiptarëve që jetojnë në RMV.

Ka dhe zëra të tillë, por kjo nuk është një gjë për të cilën duhet të kapemi. Nuk është thelbi. Esenca është që të dyja vendet, të ndara ose bashkërisht duhet të plotësojnë parakushtet për integrimin në BE.

Nga ana tjetër derisa Republika e Greqisë i vë veto Shqipërisë për një individ i cili është rast gjykate dhe nuk duhet të jetë asesi rast politik.

Për vite kam vërejtur një stagnim të shtetit shqiptar të Shqipërisë ndaj shqiptarëve që jetojnë në RMV.

A është interesuar shteti shqiptar ndaj pozitës së shqiptarëve në RMV? A ka dhe këtu njerëz që ndoshta janë gjykuar në mënyrë të parregullt, a është interesuar politika e Jashtme shqiptare për emigrimin masiv të shqiptarëve, sidomos këto 2-3 vitet e fundit. Sipas statistikave rreth 700 mijë shqiptarë janë larguar nga RMV.

Pra, takimet mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe RMV-së nuk duhet të shihen vetëm në konotacionin shtetëror, por edhe në konotacionin kombëtar pasi para së gjithash Shqipëria duhet të interesohet për kombin shqiptar që jeton në RMV dhe të kontribuojë ashtu siç Greqia interesohet për një individ atje.

Unë mendoj se nuk ka këtë interes se politikanët e Shqipërisë nuk kanë shkelur në realitetin shqiptar në RMV.

Ata bëjnë vetëm vizita zyrtare ku kënaqen me deklaratat e njëri-tjetrit, diku kritikojnë BE-në , dhe thonë se kemi një rrugëtim të përbashkët, por nuk është prekur aspak çështja e shqiptarëve.

Në kushtetutën e RMV ne si shqiptarë llogaritemi si pakicë dhe kjo ne na bën të zmbrapsemi nga shumë gjëra që na takojnë.

Të fundit