30/04/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ndihmë për të prekurit nga tërmetet, ku mund të jepni ndihmën tuaj

Nga zonat më të prekura nga tërmeti në Durrës, Kryeministri Edi Rama premtoi rindërtimin e shtëpive të shkatërruara dhe të dëmtuara, teksa tha se do të bëhet inventari, në mënyrë që të shmangen përfitimet abuzive.

Po ashtu ai tha se të gjithë ata që duan që të kontribuojnë, do ta bëjnë në një adresë të vetme.

Kështu everia shqiptare nëpërmjet portalit të shërbimeve qeveritare e-albania, i ofron çdokujt mundësinë për të dhuruar nëpërmjet një seksioni të dedikuar. https://e-albania.al/dhuro

Nën sloganin “Shqipëria Solidare”, në njoftim shkruhet: “Dhuro online përmes e-albania dhe ndihmo në lehtësimin e pasojave nga tërmeti! Ju mund të dhuroni duke përdorur një kartë krediti ose debiti të çdo banke drejt llogarisë së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Kontributi i dhënë nga ana juaj do të përdoret nga Emergjencat Civile në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti.” /a.y/noa.al

Rama i’u përgjigjet kritikave për tarifën e Rrugës së Kombit, tregon si mund të kontribuohet për ndihmë

Të fundit