25/07/2024
22.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ndryshimet e përnjëhershme të temperaturave kanë bërë shumë qytetarë të drejtohen për ndihmë mjekësore

Ndryshimet e përnjëhershme të temperaturave kanë bërë shumë qytetarë të drejtohen për ndihmë mjekësore.Rradhët tek mjekët amë, dhe jo vetëm, janë shtuar kësaj periudhe shkaku i ndryshimeve të temperaturave që ndodhin mënjëherë. Më keq situata paraqitet tek kategoritë e rrezikuara si ato me sëmundje kronike, por edhe tek qytetarët tjerë.Problem në vete është ekspozimi në diell prej orës 11 deri në orën 17.Mjekët nënvizojnë se çregullime paraqiten tek pacientët që kanë probleme me frymëmarrjen, probleme me sistemin kardiovaskular, sëmundje të zemrës apo me hipertension, apo pacientët që janë të sëmurë kronikë me diabet.Poashtu në këtë kategori anë edhe personat që kanë problem me lëkurën sepse ekspozimi në rrezet e diellit ndikon në përkeqësimin e gjendjes së lëkurës. Problemet me stomakun poashtu janë të pranishme më shumë në këtë periudhë, shkaku i ushqimeve. “Poashtu rritja e temperaturave ndikon që të kemi çregullime në stomak, ku kemi diare apo të vjellura të pacientëve, për shkak të mos ruajtjes adekuate të ushqimit, apo konsumimi i ushqimeve të konzervuara, apo ushqime të freskëta nga tregjet të cilët kanë mjaft pesticide, të cilët normalisht se duhet të pastrohen mirë. Sepse duhet që së paku një orë të qëndrojnë në ujë dhe pastaj të përgatiten dhe të konsumohen” thotë mjeku Bekim Ismaili.Krahas kësaj, mjekët nënvizojnë se edhe pse trupi i njeriut ka nevojë për diell shkaku i vitaminës D, megjithatë ekspozimi i tepërt në diell është shumë i rrezikshëm tek ata persona që kanë probleme me sëmundje të lëkurës.“Prandaj, këta pacient duhet që të të mbrojnë lëkurën qoftë me veshje, qoftë me ombrellë, qoftë me kapelë.Është mirë që kur është kulmi I temperaturave të larta të kemi veshje me ngjyrë të çelë, sepse kjo ngjyrë nuk e absorbon diellin për dallim nga ngjyrat e mbyllura. Krahas kësaj, pacientët që të kanë sëmundje kronike duhet që të marrin në kohë terapinë, të mos dalin jashtë në mesditë, mos konsumojnë ushqime të rënda, pacientët që kanë probleme me tensionin të kenë kujdes, sepse nga dielli zgjerohen enët e gjakut dhe vështirësohet gjendja shëndetësore e tyre.Lusim që këta pacientë të përdorin më shumë ujë dhe jo pije që kanë sheqer”, theksoi mjeku Ismaili.Në ndërkohë, një problem në vete është përdorimi i kondicionerëve për freskim.Përdorimi i tepërt i tyre në veturë apo ambient të mbyllur, shkakton ndezje të sinuësve por edhe sjell pasoja tjera për shëndetin e qytetarëve. Këta persona nuk duhet që të ekspozohen direkt në kondicioner por të qëndrojnë larg tyre. “Me rëndësi është adaptimi kur hyjmë nga jashtë, kur ka shumë nxehtë direkt në ambient të freskët me kondicioner ose dalja nga ambienti me kondicioner në ambient me temperatura të larta. Prandaj, shpesh herë vijnë pacient që kanë kolabuar gjatë vozitjes me veturë, sepse tempratura e ftohtë brenda dhe dalja jashtë mënjëherë shkakton uljen e tensionit e cila përcillet me probleme shëndetësore’ sqaron mjeku Bekim Ismaili.Apelohet që në këtë periudhë qytetarët të frekuentojnë ambiente të freskëta dhe mos qëndrojnë më shumë në diell.TV KOHA

Të fundit