21/10/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjyqësori duhet ta kthejë besimin e humbur te qytetarët

  • Gjyqësori duhet ta kthejë besimin e humbur te qytetarët, përmes reformave dhe
    zbatimit të përpiktë të ligjeve. Kjo është porosia e përfaqësuesve ndërkombëtarë në
    vend, të cilët, gjithashtu presin nga qeveria që të ndihmojë në këtë proces, por duke
    i konsultuar edhe ekspertët. Ambasadorja e SHBA-së në Shkup Angela Ageler,
    duke theksuar se besueshmëria në gjyqësor është në nivel tronditës, porositi
    përfaqësuesit e gjyqësorit që të punojnë në mbrojtje të ligjit, integritetit dhe të
    pengojnë ndërhyrjet politike.
    “Maqedonia e Veriut ka ligje të përgatitura mirë, institucione të pajisura
    mirë, prokurorë dhe gjykatës me përvojë, shumica e të cilave kanë udhëtuar
    dhe kanë pasur këmbime me SHBA-të. Parashtrohet pyetja se si të fillojmë ta
    plotësojmë atë hendek apo mungesë të besimit të atyre që duhet t’u
    shërbejmë. Porosia është qartë dhe nuk ndryshon, punoni punën që duhet ta
    punoni. Ndiqeni ligjin, punoni për njerëzit, rezistoni ndaj trysnive politike,
    mbrojeni integritetin tuaj dhe pranojeni transparencën. Puna e vështirë
    vetëm ka filluar dhe shohim përparim. Tani, lejoni të ju ndihmojmë që të
    arrini edhe më përpara në rrugën tuaj”, tha Angela Ageler, Ambasadore e
    SHBA-së në Shkup.
    Edhe ambasadori i Holandës, Dirk Jan Kop nënvizoi nivelin shqetësues të besimit
    të qytetarëve në gjyqësor, ndërkaq porositi qeverinë që të bëjë mos bëjë reforma të
    shpejta dhe pa përfshirjen e ekspertëve.Gjyqësori në vend në vazhdimësi ka
    besueshmëri të ulët për shkak të përzierjes së politikës dhe mungesës së vullnetit
    për të bërë reforma rrënjësore. Sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian,
    Maqedonia e Veriut nuk ka bërë kurrfarë përparimi në këtë fushë e cila është ndër
    kryesoret në procesin eurointegrues. Nga ana tjetër, sipas anketës së IRI-t e cila u
    publikua në maj të këtij viti, 72% e qytetarëve të anketuar vlerësojnë se
    korrupsioni është problemi më i madh në vend, ndërkaq ndër më të korruptuar
    sipas tyre janë politikanët dhe gjyqësori.TV KOHA

Të fundit