06/10/2024
11.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ndryshimet kushtetuese, von der Lajen: Të gjitha partitë do të bartin përgjegjësi për të ardhmen e vendit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lajen derisa komentoi çështjen e ndryshimeve kushtetuese theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet sovran që vet i bën zgjidhjet dhe se zgjidhja është e jona. Megjithatë nënvizoi se të gjitha partitë do të bartin përgjegjësi për të ardhmen euroatlantike të vendit.

“RMV-ja është shtet sovran që vet i bënë zgjidhjet. Zgjidhja është e juaja. Andaj shpresoj që të gjitha palët, të gjitha partitë do ta shfrytëzojnë këtë moment dhe do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese, sepse bëhet fjalë për të ardhmen e juaj, për zgjedhjen e juaj. Andaj mendoj se të gjitha partitë kanë përgjegjësi për të ardhmen e RMV-së. Ne duam që RMV-ja të bëhet anëtare e BE-së”, deklaroi Ursula von der Lajen.

“Unë shumë herë e kam thënë, ne kemi një shanse që nuk përsëritet më, andaj duhet t’i miratojmë ndryshimet kushtetuese. Tani është një dritare e hapur për anëtarësim në BE. Tani të gjitha vendet e BE-së janë për zgjerimin e BE-së. Ne si shtet kemi 40 për qind harmonizim të legjislaturës me atë të BE-së. Andaj vlerësoj se të gjithë duhet të marrim përgjegjësin në duart e tyre, sepse me këto gjëra nuk luhet, nuk luhet me fatin e qytetareve dhe me fatin e vendit”, tha Kovaçevski.

Të fundit