15/06/2024
22.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Kumanovë hapja e panaireve ndërkombëtare “Tryeza organike” 2023 dhe “AgroMak” 2023

Në kompleksin rekreativ sportiv në Kumanovë sot do të hapen panairi i gjashtë ndërkombëtar i produkteve organike dhe tradicionale “Tryeza organike” dhe panairi i dytë ndërkombëtar për bujqësi, teknologji, ushqim dhe përpunim “AgroMak”.

Në Panair do të marrin pjesë aktive rreth 10.000 persona, nga të cilët 250 deri në 300 ekspozues nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Republika Sërpska, Bosnja e Hercegovina, Sllovakia, Hungaria, Mali i Zi, Kosova, Turqia etj.

Gjatë panairit është paraparë një garë profesionale e nxënësve të shkollave të mesme bujqësore nga shteti, si dhe nga Serbia dhe Mali i Zi.

Të fundit