18/06/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Shkup kryhet me sukses ndërhyrja e rrallë kirurgjike në zemër, vendoset stendë në harkun e aortës

Nga Klinika e Kardiokirurgjisë thonë se me sukses kanë vendosur stendë në harkun e aortës te një pacient me anaurizëm të harkut të aortës, përcjell TV21. Mjekët thonë se pacienti tash e 4 ditë është lëshuar në shtëpi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore

“Bëhet fjalë për një metodë specifike, për herë të parë në Maqedoni, por edhe më gjerë. Kemi vendosur stendë në harkun e aortës tek sëmundja që quhet aneurizëm në harkun e aortës. Bëhet fjalë për sëmundje shumë serioze, me shumë rrezik për vdekje nëse nuk trajtohet. Në Klinikën tonë në rutinë punohet në mënyrë të hapur kirurgjike në harkun e aortës si metodë, dhe mënyrë hibride, por për herë të parë ne kemi vendosur stendë në harkun e aortës”, tha dr. Nikolla Llazovski./tv21.tv

Të fundit