Në Shqipëri numri i të infektuarve nga koronavirusi është rritur në 223 persona. Deri më tani kanë vdekur 11, ndërsa janë shëruar 44 persona.
“Në 24 orët e fundit janë testuar 90 raste të dyshimta me ç’ rast te 11 prej tyre është diagnostikuar Kovid-19. Deri sot janë testuar gjithsej 1.526 të dyshuar, prej tyre pozitiv janë 223 persona. Mëngjesin e sotëm, një pacient 79 vjeçar nga Tirana ka vdekur në Klinikën Infektive, në të cilën u hospitalizua 18 ditë. Gjendja e tij u përmirësua por ai vdiq nga sulmi në zemër dhe është viktima e 11-të e këtij virusi të rrezikshëm”, kumtoi ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale.
Në Klinikën Infektive momentalisht ndodhen 74 pacientë, prej tyre shtatë janë në terapi intensive, derisa ë tjerët për momentin janë në gjendje stabile.
Ministria bëri thirrje deri te qytetarët t’i respektojnë masat dhe rekomandimet.
“Ju lutemi vazhdoni të qëndroni në shtëpi sepse kjo është mënyra e vetme për ta kapërcyer këtë sfidë”, apelon ministria.
Duke filluar nga sot në Shqipëri filloi të zbatohet masa me të cilën pensionistët, gjegjësisht të moshuarve, plotësisht u ndalohet dalja nga shtëpia, ndërsa nga secila familje me leje të veçantë mund të dalë vetëm një anëtar t’i blejë produktet dhe ilaçet e nevojshme. vt/ls/fab