07/05/2024
20.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Shqipëri regjistrohet viktima e parë nga Kovid-19

Në Shqipëri është regjistruar viktima e parë e infektuar me koronavirusin e ri.

Bëhet fjalë për një grua 73 vjeçare nga Durrësi e cila ka vdekur nga komplikimet serioze pasi ka qenë e prekur edhe nga sëmundje të tjera të zemrës dhe mushkërive.

“Shtatëdhjetë e tre vjeçarja paciente me Kovid-19 të konfirmuar ka vdekur në ora 12:57 nga komplikimet serioze si rezultat i disa sëmundjeve të zemrës dhe mushkërive. Ajo ka vuajtur edhe nga sëmundje tjera njëkohësisht: insuficiencë kronike të zemrës, SPOK, Nyha III, fibrilacion atrial, hipertireizë”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Gruaja e sëmurë para 15 ditësh është kthyer nga Italia, ndërsa është hospitalizuar në spitalin në Durrës më 3 mars.

Në Shqipëri, sipas Ministrisë, deri tani janë regjistruar 12 raste me koronavirus, përfshirë edhe viktimën nga Durrësi. MIAvt/fab

Të fundit