24/05/2024
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në UT  promovohet  libri “Nëna e Shpendit të Lirisë” me  autor Fazli Veliu 

Në Universitetin e Tetovës sot u bë promovimi i librit “Nëna e Shpendit të Lirisë” i autorit Fazli Veliu . Ky libër u dedikohet të gjitha nënave, Etërve, të Dëshmorve shqiptar – Martirëve të Kombit Shqiptar dhe promovohet në ditëlindjen e Dëshmorit të Atdheut Skerdilajd Llagami i njohur si Komandant Shpendi.Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Clirimtare Kombëtare Fazli Veliu tha se duke shënuar ditëlindjen e tij përmes provmimit të këtij libri  ne së bashku kurorëzojmë një përpjekje të përbashkët

Kryetari i SHVL-UCK-së Fazli Veliu – Daja njëherit autori i librit.

Në promovimin e librit kushtuar Nënës së Skerdilajd Llagamit, komandant Shpendit të pranishëm ishin edhe Komandati i Brigadës 112 Mujdin Aliu Hazbi Lika, Komandanti i Brigadës 115 z Rafiz Haliti të cilët evokuan kujtime nga lufta e lavdishme e Ushtrisë Clirimtare Kombëtare.

Në emër të familjes Llagami me fjalë përshendetëse pjesëmarrsve në këtë promovim u drejtua Babai i Komandant Shepndit Bardhyl Llagami.

Në këtë promovim Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Clirimtare Kombëtare ndau mirënjohje për disa personalitete në shenjë respekti për mbështjetjen që i kanë dhënë kësaj shoqate.  Ndërsa Prorektori për Arsim i UT-së ua ndau monografinë e Universitetit Hazbi Likws, Bardhyl Llagami dhe zonjës Lindita Janko./ Tv Koha/

Të fundit