Pas ndeshjeve të balotazhit që u zhvilluan të dielën pas dite Shkëndija Haraçinës dhe Skopje janë dy skuadrat e të cilat do të jenë pjesë e Ligës së Parë të futbollit vendor në sezonin 2025/2026. Me ndeshjet e balotazhit kompletohet Liga e parë dhe e dytë për sezonin 2026/2027
Shkëndija e Haraçinës ka shkruar historinë më të madhe të saj, duke u inkuadruar në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë Veriut.
Skuadra nga Haraçina arriti ta fitojë përmes penalltive Pelisterin në ndeshjen e balotazhit të luajtur pas ditën e djeshme në Kavadar.
Skuadra e Haraçinës ishte në avantazh me golin e Zani Nazifit deri në 30 sekonda para mbylljes së takimit, kur Pelisteri barazoi shifrar në 1:1, duke çuar ndeshjen të vendoset në penallti.
Në gjuajtjen e penalltive më pak gabuan haraçinasit , ku heroi i vërtetë doli të jetë portieri Stolevski.
Ky është moment historik për Shkëndijën e Haraçinës, pasi përherë të parë do të jenë pjesë e me të mirëve të futbollit vendor.
Pas suksesit haraçinasit mbrëmë kanë festuar deri në orët e vona të natës.
Nga ana tjetër që mbrëmë pas disfatë e gjithë kryesia dhe stafi teknik i Pelisterit kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme.
Ndërkohë, pjesë e Ligës së Parë sezonin e ri do të jetë edhe klubi i futbollit Skopje, të cilët në Manastir fituan përballjen e balotazhit ndaj AP Brera me rezultat 1-0 .
Me ndeshjet e balotazhit tani më dihen 10 –të ekipet të cilat do të jenë pjesë e Ligës së pare në sezonin 2026/2027 e ato janë Arsimi, Bashkimi, Shkëndija e Tetovës, Struga Trim Lum, Vardari, Sileksi, Tikveshi, Bregallnica, Shkëndija e Haraçinës dhe Skopje.
Një sukses historik ka regjistruar edhe klubi i futbollit Kamjani pas ndeshjes së balotazhit që u zhvillua në Shtip ka fituar 2-0 kundër ekipit Pobeda të Vallandovës.
Në ligën e dytë është kualifikuar edhe Euromilk pas fitores 2-1 kundër Kamenica Sasa, Kozhufi i Gjevgjelisë mundi Borecin e Velesit 4-0 dhe vazhdon të mbetet në Ligë të dytë, ndërsa Teteksi siguroi mbijetesës pas fitores 9-0 kundër Vllaznimit të Strugës.
Liga e dytë në sezonin 2026/2027 do të numëron 14-të ekipe.







