23/05/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nga mesnata ulet çmimi i dizelit

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,16% në raport me vendimin e datës 28.10.2022.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,50 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 1,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 nuk ndryshon.

Nga data 1.11.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 90,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 92,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 99,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 96,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 50,067 (denarë/kilogram)

Të fundit