Partitë politike në Kosovë, të shtunën nisën fushatën zgjedhore për parlamentaret e 9 shkurtit.Kryeministri aktual, Albin Kurti kërkoi edhe një mandat të dytë siç tha ai të siguruar me 500 mijë vota.
Në tubimin e parë të fushatës që e nisi në Gjakovë, Kurti sulmoi kundërshtarët politikë, duke thënë që në vend janë dy parti që kanë keqqeverisur.
Kryeministri aktual premtoi edhe më shumë investime në sektorë të ndryshëm krahas mbështetjes për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Ndërkohë, zhvillimi ekonomik, rritja e pagave dhe mirëqenia e qytetarëve të Kosovës qenë premtimet në ditën e parë të fushatës nga Bedri Hamza, kandidatit për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës.
Bedri Hamza, kandidat për kryeministër i Partia Demokratike e Kosovës tha: “Vizioni im për një Kosovë më të fuqishme ka në themel hapjen e vendeve të reja të punës, ka edhe rritjen e pagave në sektorin privat përmes rritjes së mbështetjes për biznese”.
Me ndryshimin si mision, Lidhja Demokratike e Kosovës e hapi fushatën zgjedhore. Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku nuk u rezervua në kritikat për qeverisjen në shkruaje.
Kandidat për kryeministër i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku u shpreh: “Le tu themi qartë, le tu themi thjeshtë, le tu themi zëshëm nga kjo sallë, nëpër çdo cep të Kosovës, le tu themi cep më cep, paratë e vjedhura do t’i ktheni cent më cent”.
Koalicioni AAK-NISMA ditë e parë të fushatës e nisi me homazhe pranë varrezave të familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt.
Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj u shpreh se pikënisja për çdo gjë është Prekazi.
“Prekazi është betimi ynë për shtet e atdhe, për liri e për demokraci, prej këtu nisemi drejt parlamentit të Kosovës”, tha Haradinaj.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt.Top Channel







