27/04/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një 76 vjeçare nga Gostivari gjendet e vdekur

Të mërkurën në ora 08:10 në SPB-Tetovë është raportuar se para shtëpie familjare në Gostivar është gjetur pa shenja jete 76-vjeçarja S.O.

Mjeku nga Ekipi I Ndimës urgjente ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune, kurse sipas burrit të saj, Q.O. (75) me të cilin ata jetonin së bashku në shtëpi, ajo rreth orës 04:00 kishte shkuar në kuzhinë e cila kishte qenë e lidhur me derën e ballkonit, kështu që me shum gjasa ka ra nga ballkoni.

Prokurori publik dhe ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar kanë kryer inspektim të plotë dhe me urdhër të prokurorit publik ndaj trupit të pajetë të së ndjerës është kryer autopsi. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.

Të fundit