Kolegji Jahja Kemal – Tetovë edhe këtë vit realizoi me sukses aktivitetin tradicional të ndërgjegjësimit me rastin e 14 Nëntorit, Ditës Botërore të Diabetit. Nxënësit tanë të vitit të tretë, të cilët në lëndën e biologjisë mësojnë në mënyrë të detajuar sëmundjet, përfshirë edhe diabetin, e shndërrojnë këtë njohuri në kontribut të drejtpërdrejtë ndaj shoqërisë. Nëpërmjet pikave informuese të vendosura në komunat e Tetovës dhe Gostivarit, rreth 200 qytetarëve u është bërë matje falas e nivelit të sheqerit në gjak, ndërsa nxënësit tanë i kanë informuar qytetarët me broshura rreth diabetit, ushqyerjes së shëndetshme dhe rëndësisë së diagnostikimit të hershëm. Ky aktivitet, i cili synon të kontribuojë në shëndetin publik, u mundëson nxënësve tanë jo vetëm të përfitojnë njohuri akademike, por edhe të zhvillojnë ndjenjën e përgjegjësisë shoqërore. Kolegji Jahja Kemal vazhdon të përgatisë brezat e ardhshëm si individë të vetëdijshëm, të ndjeshëm dhe të vlefshëm për shoqërinë./TV KOHA/









