26/05/2024
13.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

NJË RREZIK TJETËR | Adoleshentët në RMV me “mbidozë” të internetit

Thirrje për në gjykatë për 170 prindër të cilët gjatë vitit 2022 kanë refuzuar t’i vaksinojnë fëmijët e tyre, dhe as nuk u përgjigjen në thirrjen e institucioneve kompetente për të dorëzuar dëshmi që fëmija i tyre nuk mund të vaksinohet për shkak të problemeve shëndetësore. Edhe pas neglizhencës totale të prindërve në thirrjet që iu bënë nga institucionet, një pjesë e tyre shprehet e habitur me thirrjen për në gjykatë, ndonëse pranojnë se nuk i kanë vaksinuar. Që ka ftesa për në gjykatë e pranojnë edhe nga Inspektorati Shtetëror për Shëndet Sanitar, ku sipas tyre 302 prindër nuk i kanë vaksinuar fëmijët e tyre me asnjë vaksinë të detyrueshme, nga këta 132 kanë pranuar të paguajnë gjobën e paraparë me ligj, ndërsa 170 të tjerë nuk janë përgjigjur fare në thirrje, dhe për këtë shkak në gjykatën kompetente është dorëzuar kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje.

“Nga 302 sa është numri i përgjithshëm, 132 pranuan të paguajnë gjobën. Po kryhet një procedurë shlyerje e cila kërkon thirrjen e prindit për të paguar gjobën në afatin e paraparë, që është brenda 8 ditëve. Në rast se pranojnë, dënimi përgjysmohet”, thanë për media nga ISHSHS.

Procedura sipas ISHSHS vijon si më poshtë: “Qendrat e vaksinimit dhe maternitetet dërgojnë njoftime për prindërit të cilët nuk i kanë vaksinuar fëmijët e tyre me vaksinat e detyrueshme të parashikuara në kalendar, si dhe në përputhje me ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive.

“Në bazë të dhënave të marra kryhet procedura për shlyerje, e cila kërkon thirrjen e prindit për të paguar gjobën e parashikuar, gjobë kjo e cila në rast pranimi përgjysmohet. “Shuma e gjobës varion nga 300 deri në 650 euro në kundërvlerë me denarë, dhe është në pajtim me ligjin për kundërvajtje. “Në rast të mos përgjigjes së ftesave nga ana e prindërve, në gjykatën kompetente paraqitet kërkesa për fillimin e procedurës për kundërvajtje.

“Në këto raste, prindërit janë të detyruar që përveç gjobës, të paguajnë edhe tarifat gjyqësore dhe avokatore të palës tjetër, shumë kjo e cila varet nga kohëzgjatja e mosmarrëveshjeve, sa seanca do ketë, ose nëse do të ketë punësim të ekspertëve”, thanë nga ISHSHS. /koha/

Të fundit