Një vajzë dhjetëvjeçare nga fshati Banjicë, komuna e Çashkës, e cila dje rreth orës 9 është zhdukur, në mëngjes është gjetur e vdekur në ujërat e turbullta të lumit Reçicë e Vogël nën fshatin Banjicë. Bëhet fjalë për Eshurime Beqirova nga fshati Banjicë, ndërsa rasti është paraqitur edhe në SPB, konfirmoi për MIA-n, zëdhënësi Veroljub Dodevski.
Vajzën e zhdukur dje tërë ditën në ujërat e lumit e kanë kërkuar gjashtë pjesëtarë të ekipit për vërshime pranë Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim nga Velesi, të udhëhequr nga Angel Panovski, i cili dha deklaratë për MIA-n.
Ai shtoi se në tokë e kanë kërkuar pjesëtarë të SPB Veles dhe ekip nga Njësia zjarrfikëse territoriale Veles.
Përndryshe, vajzën e kanë gjetur fshatarët e Banjicës.Mia. bsh/