Drejtoresha e Klinikës së Sëmundjeve të Lëkurës është rasti i katërt i konfirmuar me koronavirus në vend. Ajo para një jave kishte ardhur nga Italia dhe në pesë ditët e kaluara rregullisht kishte shkuar në punë, theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Është mirë që kolegia nuk ishte gjatë ditëve të kaluara në ambulantë, tha Filipçe dhe shfaqi dëshpërim të madh nga mosrespektimi i rekomandimeve nga ana e punëtorit të shëndetit.
“Ajo është stabile dhe ka pasqyrë të lehtë të gjakut”, shtoi Filipçe në konferencën për medie në Qeveri. Mia.fc/