15/06/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nuhiu paralajmëron padi për kryetarin e Velesit dhe të Gazi Babës

Zëvendësministri i arsimit Agim Nuhiu, për Alsat-m tha se dikasteri i tij po shqyrton mundësinë për të denoncuar penalisht kryetarin e Komunës së Velesit Marko Kolev dhe atë të Gazi Babës Boban Stevskovski për diskriminimin e nxënësve shqiptarë në komunat e tyre. Nuhiu tha se dy kryetarët po shkelin po shkelin nenin 137 të Kodit Penal duke u pamundësuar nxënësve mësimin në gjuhën amtare dhe rrezikojnë të dënime nga 6 muaj deri në 5 vite burg.

“Ne jemi duke menduar që edhe ne t’i shfrytëzojmë instrumentat e karakterit penal juridik, është neni 137 i Kodit Penal që sanksionon çështjen e barazisë dhe mos diskriminimit. Cilido kryetar i komunës, përfshirë edhe ai i Gazi Babës, kur do të ngritet padi penale, kur do t’i vendohen prangat për vepër penale, a e dini sa është vepra penale e ndëshkueshme 6 muaj deri në 5 vite burg. Kur t’ia vendosësh prangat cilitdo kryetar komune që diskriminon qoftë edhe një fëmijë shqiptarë ne përcjellim tjetër mesazh, se funksionojnë institucionet e sistemit dhe jo vetëm të në beteja politike dhe të bëjmë filmin e vizatuar “Tomi dhe Xheri”, deklaroi Agim Nuhiu, zv.ministër i Arsimit./ Alsat-m

Të fundit