11/10/2024
19.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Nuk është keq që të mendojmë për një Kushtetutë të re”/ Taravari: Edhe Arbën Xhaferi thoshte se Kushtetuta është gjenerator i krizës në Maqedoni

Kandidati për president nga radhët e opozitës shqiptare, Arben Taravari vlerëson se në Maqedoninë e Veriut duhet të hapet çështja për kushtetutë të re, përcjell TV21. Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, Taravari tha se Kushtetuta aktuale nuk është mbështetur nga shqiptarët në vitin 1991 dhe se nuk pasqyron realitetin në vendin tonë.

https://www.facebook.com/watch/?v=3287954974830882&t=5

“Kushtetuta të cilën Arbën Xhaferi thoshte është gjenerator i krizës në Maqedoni, e kanë votuar vetëm maqedonasit në vitin 1991 dhe shqiptarët nuk e kanë votuar, kanë abstenuar, dhe mendoj se bashkë me bashkëqytetarët tanë maqedonas duhet dalëngadalë t’i hapim disa çështje sepse Kushtetuta duhet të jetë reflektim i asaj që është në bazë, i realitetit të popullatës, të demografisë, për të qenë më funksionale, që çdo qytetarë pavarsisht etnisë ta ndjen atë shtet sikur të vetin. Mendoj se duhet të mendojmë seriozisht dhe ta hapim debatin e ndryshimeve kushtetuese, jo vetëm për futjen e bullgarëve por presidenti Pendarovski tha para disa muajsh se nuk është keq që ne të mendojmë për një Kushtetutë të re në Maqedoninë e Veriut”, tha mes tjerash Taravari.

Të fundit