12/10/2024
15.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qytetarët të dalin në zgjedhje, përgatiten masa për mbrojtje nga Kovid-19

Institucionet dhe partitë politike me bindje se qytetarët dhe anëtarët e administratës zgjedhore se do të sigurojnë mbrojtje nga përhapja e Kovid-19 për zbatimin e zgjedhjeve dhe votimin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Qëllimi është të mbrohet shëndeti i qytetarëve, por edhe të arrihet pjesëmarrja më e madhe në zgjedhje.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ),i cili e miratoi ) Librin e rishikuar të afateve për zgjedhjet parlamentare më 15 korri, në seancën e djeshme thanë se do të bëjnë gjithçka që të sigurohet mbrojtja e qytetarëve dhe anëtarëve të organeve zgjedhore nga përhapja e koronavirusit për çka ata që sot biseduan me autoritetet shëndetësore me të cilët do të përpunojnë protokolle speciale. Ata gjithashtu u bënë thirrje qytetarëve që të kujdesen për shëndetin e tyre.

Libri i afateve është përgatitur në përputhje me Dekretin e Qeverisë me fuqi ligjore për Zgjedhjet, me të cilin, veç të tjerash parashikohet, heshtja të fillojë më 12 korrik në mesnatë, më 13 korrik të votojnë personat me Kovid-19, në izolim dhe vetizolim për të cilët do të formohen vendvotime speciale këshilla të përbërë nga punonjës shëndetësore dhe përfaqësues të partive, ndërsa më 14 korrik të sëmurët dhe të burgosurit e tjerë që do të aplikojnë për të votuar. Qytetarët e moshës madhore do të kenë mundësi të votojnë në ditën e zgjedhjeve nga ora 7:00 deri në orën 21:00.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski u bëri apel qytetarëve që ndodhemi në një periudhë interesante përpara nesh, një muaj në të cilin do të ketë shumë përplasje politike dhe momente interesante, por sfida më e kryesore dhe më e madhe është gjendja shëndetësore dhe mbrojtja e shëndetit në këtë proces.

“Si Komision do të bëjmë çdo përpjekje për ta siguruar mbrojtjen maksimale të shëndetit të të gjithë atyre që marrin pjesë në administratën tonë zgjedhore, të rreth 35,000 qytetarëve. Ne do të sigurojmë qasje në qendrat e votimit në një mënyrë paksa më ndryshe”, tha Derkoski, duke sqaruar se ata do të përpiqen të sigurojnë vendvotime me ventilim gjatë gjithë ditës.

Qytetarët të kenë besim në Komisionin dhe administratën zgjedhore dhe t’i ndjekin rekomandimet e autoriteteve shëndetësore në periudhën e ardhshme, sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tonë të votohet në zgjedhje.

“Në fund vendi ynë duhet të vlerësohet nga të gjithë vëzhguesit si një vend që ka organizuar një proces të tillë në kushte të jashtëzakonshme dhe ky do të jetë një hap tjetër drejt asaj që ne të gjithë përpiqemi ndërsa këto janë proceset e integrimit evropian që vijojnë këtë vjeshtë dhe më tej”, tha Derkoski.

Pritjet që deri në fillimin e fushatës më 24 qershor, të publikohen të gjitha protokollet shëndetësore dhe, siç u theksua, bazuar në to, autoritetet zgjedhore do të edukohen, si dhe rreth 500 punonjës shëndetësorë që do të zgjidhen për të qenë pjesë e këshillave të veçanta zgjedhore.

Duke marrë parasysh të gjitha përpjekjet e bëra për mbrojtjen e shëndetit dhe 35,000 personave anëtarë të angazhuar të KZ dhe KKZ, si dhe administrata zgjedhore, KSHZ-ja

i inkurajon ata të vazhdojnë punën e tyre.

KSHZ ka angazhuar Agjenci e cila do të bëjë fushatë për informim dhe edukim të qytetarëve për mënyrën e votimit, sipas Kodit Zgjedhor dhe dekretit të Qeverisë.

Kryeministri teknik Oliver Spasovski dje tha se zgjedhjet janë për shpëtimin e vendit, kemi nevojë për një Kuvend aktiv, shtëpia e demokracisë, shtëpia e përfaqësuesve të popullit duhet të jetë aktive, kemi nevojë për një qeveri politike plotësisht funksionale, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk

“Pesëmbëdhjetë korriku është një ditë në të cilën qytetarët do të konfirmojnë se vazhdojmë në rrugën e duhur, rrugën drejt zhvillimit dhe përparimit, drejt rritjes ekonomike dhe integrimit. Politikat e LSDM-së do të fitojnë më 15 korrik”, theksoi Spasovski.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, pas takimit me partnerët e koalicionit “Për ripërtëritje të Maqedonisë” deklaroi se për ta ka qenë shumë me rëndësi të konfirmohen rregulla të rrepta për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve me çka u mundësua të gjitha kategoritë e ndjeshme, të sëmurët kronikë, të përfshirë me masat e kujdesit, në mënyrë adekuate të paraqiten për votim dhe të vizitohen nga KSHZ-ja nëse ata vendosin të drejtën e tyre të votës ta realizojnë nga shtëpia.

“Tërësisht do të jenë të mbrojtur gjatë votimit dhe vota e tyre do të jetë plotësisht e fshehtë. I inkurajoj të gjithë që bëjnë në këto kategori të rrezikshme lirisht të paraqiten për të votuar”, tha Mickoski.

Partitë pa përjashtim t’i respektojnë të gjitha protokollet dhe masat në fushatë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, pas datës së publikuar për zgjedhje, u bëri apel të gjithë faktorëve politikë për zbatimin e të gjithë procesit zgjedhor pa rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

“Lidhur me datën e dakorduar për zgjedhje do të doja t’u dërgoj mesazh të gjitha partive dhe faktorëve politikë të cilët marrin pjesë në procesin zgjedhor. Kërkoj absolutisht të gjithë kandidatët, partitë, aktivistë, të cilët do të jenë pjesë e fushatës të jenë përgjegjës dhe t’i respektojnë, pa përjashtim, të gjitha protokollet për mbrojtje nga koronavirusi. Pasioni i betejës politike nuk duhet të mbizotërojë arsyen dhe në asnjë moment politika nuk duhet të jetë para shëndetit të qytetarëve”, thekson Filipçe.

Bën thirrje që çdo aktivitet të përshtatet plotësisht me rekomandimet dhe shpreh pritje që të gjitha partitë politike të bien dakord rreth mënyrës së udhëheqjes së fushatës, ku, siç thekson, do t’u jepet prioritet të plotë vetëm aktiviteteve të cilat nuk do ta rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

“Jam i bindur se procesi zgjedhor mund të organizohet në mënyrë të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa kjo mundet vetëm nëse të gjithë në mënyrë konsekuente u përmbahen masave të përshkruara qartë të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse”, thekson ministri.

Thekson se funksionarët dhe liderët e partive politike e kanë për obligim të jenë shembull për të gjithë për përmbajtje të vazhdueshme ndaj masave për mbrojtje të shëndetit kolektiv.

“Të përballur me zgjedhje në kohë të pandemisë, si vend duhet të tregojmë se jemi të gatshëm t’i përgjigjemi edhe kësaj sfide, të mbajmë zgjedhje korrekte dhe të sigurta pa asnjë rrezik për shëndetin e qytetarëve”, thekson ministri Filipçe.

Aktivitetet e KSHZ dhe thirrja e Filipces pasuan pas nënshkrimit të Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Xhaferi potencoi se këto zgjedhje nuk do të jenë të zakonshme, pasi nuk do të ketë fushatë të zakonshme zgjedhore, ndërsa të gjithë qytetarët, për shkak të situatës me Kovid-19, do të duhet t’u përmbahen masave dhe rekomandimeve për mbrojtje.

Zgjedhjet e dhjeta parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të monitorohen nga Misioni i OSBE/ODIHR, i cili do të arrijë në vend brenda tre ditësh dhe do të jetë plotësisht funksional nga 22 qershori për të monitoruar zgjedhjet. mb/

Të fundit