23/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Numri i të sëmurëve me grip në rritje

Në javën e parë të vitit 2023 në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 821 raste të raportimeve në grup për persona të sëmurë nga sëmundje të ngjashme me gripin, 2,4 herë më shumë krahasuar me javën paraprake.

Numri i të paraqiturve këtë javë krahasuar me javën e parë të sezonit të kaluar është rritur me 74,7%, dhe krahasuar me numrin e javës së parë të lakores tipike epidemike është rritur me 25,9%.

Gjatë javës së parë raportuese, në laboratorin virologjik të ISHP RMV kanë mbërritur 167 materiale nga mbikëqyrja rutinë për testime laboratorike, të testuara njëkohësisht për grip dhe COVID-19. Me këtë janë konstatuar 28 (16.7%) raste pozitive, prej të cilave 20 janë të Infuenza A/H3.

Incidenca e raportuar është mbi kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit për herë të parë këtë sezon, pra është arritur pragu i hyrjes epidemiologjike në sezonin e gripit.

Të fundit