16/10/2024
11.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

OBRM-Popullore kërkon që shteti të blejë sasi të mëdha të derivateve të naftës

Nga partia OBRM-Popullore kërkojnë që shteti të blejë sasi të mëdha të naftës dhe të mbush rezervat e shtetit.

“Partisë OBRM-Popullore i vjen keq që nuk sheh ndonjë aktivitet të Qeverisë së Maqedonisë për të blerë naftë në sasi të mëdha që do të mbushnin rezervat e shtetit”, thonë nga OBRM-Popullore.

Nga atje thonë se para syve tanë, ka një kolaps historik në çmimin e naftës, dhe ndërsa të gjitha vendet po mbushin edhe tanket e fundit, nga vendi ynë nuk kemi asnjë veprim.

“Vlerësojmë se Qeveria ka më shumë mundësi me të cilat, përveç që është një vëzhguese e heshtur e këtij procesi ekonomik, ajo mund të angazhohet me një model klasik të biznesit, i cili padyshim që do të sjellë kursime dhe madje edhe fitime shtesë në këtë situatë të vështirë ekonomike”, tha Ljubco Georgievski./Telegrafi/

Të fundit