Të tjera lajme

OnTIme: Vetëvendosja në Maqedoni, subjekt politik ose vetëm mbështetës të opozitës?!

Në emisionin debativ OnTime, që do të transmetohet sonte në ora 21:40 në Televizionin Koha, është biseduar në çfarë konotacioni vjen mbështetja e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj koalicionit të Lidhjes Evropiane për Ndryshim, si subjekt politik i regjistruar në Maqedoni të Veriut, ose si një parti e një shteti tjetër.

Përfaqësuesit e partive politike të koalicionit opozitar shqiptar, Fatmir Sabriu dhe Astrit Iseni thanë se nuk ka një koalicion zyrtar pasi që Vetëvendosja nuk është regjistruar si parti politike por do të garojë në këto zgjedhje nën ombrellën e koalicionit LEN dhe se do të ketë kandidat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të përfaqësuesve të tyre që kanë shtetësi të Maqedonisë.

Profesori universitar Bashkim Sulejmani tha se duhet të respektohen rregullat juridike për të marr pjesë në zgjedhje të një shteti tjetër dhe pjesëmarrja e VetëVendosjes pa respektuar këto rregulla të parapara me ligj, do të ishte alibi për një fushatë nacionaliste të bllokut politik maqedonas.

Nga ana tjetër gazetari Senat Zylbehari thotë se pavarësisht bashkëngjitjes së Vetëvendosjes me Lidhjen Evropiane për Ndryshim ende nuk sheh shpresa të vërteta për ndryshim pasi që partitë që janë pjesë e koalicionit ende nuk kanë ofruar program politik për të parë se çfarë do të ofrojnë ndryshe. Çfarë u bë shkak që partitë shqiptare po shkojnë drejt formimit të dy blloqeve politike? Me kë po shkon Aleanca për Shqiptarët në Qeveri dhe ku duhet të shkojë? Cila është garanca që koalicionet do të qëndrojnë të unifikuar edhe pas zgjedhjeve? Këto dhe shumë tema të tjera do të mund t’i ndiqni sonte në emisionin debativ OnTime në Telelvizionin Koha, në ora 21:40, gjithashtu emisioni drejtpërdrejtë do të transmetohet edhe në Facebook-un e Televizionit Koha dhe në kanalin tonë zyrtarë në Youtube.

Të fundit