18/06/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ora policore në Maqedoni sot fillon nga ora 16:00 gjatë fundjavës

Sipas vendimit të Qeverisë për ndalim të lëvizjes gjatë fundjavës, ndalimi i lëvizjes në gjithë territorin e shtetit, sot dhe nesër do të nisë nga ora 16:00 dhe do të zgjasë deri në ora 5:00 e mëngjesit.

Të gjithë entet publike dhe kompani private që punojnë gjatë fundjavës duhet të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe ta përfundojnë procesin e punës më së voni deri në ora 15:00, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga Qeveria thonë se të gjithë ndalesat tjera për lëvizje mbeten në fuqi.

Këtë vendim, Qeveria e miratoi në seancën e 28-të që u mbajt me 25 mars për të parandaluar përhapjen e coronavirusit Covid-19./Telegrafi/

Të fundit