17/06/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Osmani nga Uzbekistani nis vizitën e tij në Azinë Qendrore si Kryesues i OSBE-së

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nga nesër e fillon vizitën në Azinë Qendrore. Në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, pjesë e agjendës së Kryesuesit është edhe vizita në Uzbekistan dhe Kazakistan, njoftojnë nga MPJ.

Osmani, thuhet në njoftim, vizitën në Azinë Qendrore do ta nisë nga Tashkenti i Uzbekistanit, ku do të takohet me kreun e shtetit. Është planifikuar takim me Presidentin, Shavkat Mirziyoyev. Ndërkaq përveç takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Uzbekistanit, Bakhtior Saidov do të vijojë konferencë e përbashkët për media. Në Tashkent, Osmani do të takohet edhe me përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit të Projektit të OSBE-së në Uzbekistan.

“Sipas programit, në Tashkent Osmani do të ketë takim me Tanzila Narbaeva, e cila kryeson Senatin e Uzbekistanit, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Nga Uzbekistani, Osmani do të udhëtojë për në Kazakistan, ku do të ketë edhe takime me zyrtarë shtetërorë, si dhe do të vizitojë Zyrën e Programit të OSBE-së në Astana për t’i parë nga afër aktivitetet dhe projektet që OSBE-ja po i realizon në Kazakistan.

Osmani do të takohet me Presidentin e Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, ndërsa me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Murat Nurtleu, do të mbajnë konferencë të përbashkët për media. Në Astana, Osmani do të takohet edhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile”, njoftojnë nga MPJ.

Nga atje shtojnë se rajoni i Azisë Qendrore përfaqëson një nga prioritetet në punën e OSBE-së, e cila përballet me sfida të vazhdueshme, tashmë të përforcuara nga ndikimi i agresionit ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, si dhe situata në Afganistan.

Të fundit