24/05/2024
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Osmani: Opozita ka afat deri në votimin e parë në Kuvend, po punojmë edhe me deputetët për miratimin e ndryshimeve kushtetues

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në “Prespa Forum Dialogue” tha se VMRO-DPMNE-ja opozitare ka afat deri në votimin e parë në Kuvend që të prononcohet për ndryshimet kushtetuese, respektivisht të arrihet marrëveshje. Osmani tha se përveç me opozitën, po punojnë edhe me deputetë individualisht që të sigurojnë votat e nevojshme për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Ne po punojmë në dy rrugë paralele, me opozitën në tërësi dhe kuptohet me deputetët në Kuvend kur të hapet debati publik në komisione. Që do të thotë se deri në ditën kur në seancë plenare do të jetë votimi i parë, opsionet janë të hapura që të ketë marrëveshje me opozitën në lidhje me ndryshimet kushtetuese duke përfshirë këtu edhe planin 3 pikësh që e prezantova dje”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

Të fundit