Aleanca për Shqiptarët ka dënuar ashpër rrëmbimin e tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga ana e forcave speciale serbe pasditen e sotme në Kosovë.
Nga kjo parti thonë se ky është akt luftënxitës është shkelje e rëndë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Ata kërkojnë lirimin e menjëhershëm të efektivëve të policisë dhe i bëjnë thirrje faktorit ndërkombëtar t’i bëjë presion Serbisë për lirimin e tyre.







