Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në profilin e tij në Facebook sqaron se në Tetovë është ndaluar vetëm transporti i organizuar, ndërsa është i lejuar transporti privat.
“Tetova nuk hyn në karantinë as nuk ndërprehen hyrje daljet me automjete private. Qeveria me kërkesë të Shtabeve Komunale të disa Komunave të Pollogut ndaloi transportin e organizuar të udhëtarëve me autobus, furgon ( kombe) prej dhe në Tetovë”, shkruan Osmani.
Qeveria mbrëmë vendosi të ndalojë transportimin e organizuar të udhëtarëve nga e marta, pra ndalimi i hyrjes dhe daljes brenda dhe jashtë Komunës së Tetovës nga të gjitha komunave përreth, ndërsa përjashtim nga kjo ndalesë është organizimi i transportit që kryhet nga operatorët ekonomikë për punonjësit e tyre në vendet e punës./Telegrafi/