24/06/2024
18.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Regjistrohen 37 raste të reja me Kovid-19, gjithsej 1.207 të diagnostikuar, kanë vdekur dy persona, janë shëruar 15

Gjatë 24 orëve të fundit në vend, janë konfirmuar 37 raste të reja të Kovid-19, me çka numri i përgjithshëm në vend arriti 1.207 pacientë të diagnostikuar, kanë vdekur dy persona, ndërsa janë shëruar 15 pacientë, konfirmoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 15 pacientë të shëruar, gjashtë pacientë nga mjekimi spitalor dhe nëntë të cilët po mjekoheshin në shtëpi

“Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dy pacientë nga Kovid-19. Një pacient 66-vjeçar nga Shkupi vdiq në Klinikën për sëmundje infektive dhe një pacient 83-vjeçar nga Shtipi vdiq në spitalin ‘8 Shtatori’”, kumton Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 37 raste të reja të Kovid-19. Sipas qyteteve: Shkup-8, Kumanovë-9, Prilep-5, Tetovë-3, Veles-3, Ohër-8, Koçan-1.

Me këtë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë arrinë në 1.207. Në Shkup – 409, në Kumanovë – 329, Dibër – 51, Shtip – 31, Prilep – 117, në Tetovë – 55, Strugë – 55, Veles – 58, në Manastir – 17, Ohër – 15, Kavadar – 4, Gostivar – 12, Gjevgjeli – 4, Strumicë – 2, në Kriva Palankë – 4, Radovish – 4, Krushevë – 3, Koçan – 27, Probishtip – 2, Kërçovë – 2, Negotinë – 2, Demir Hisar – 1 dhe në Makedonski Brod – 2.

Gjatë 24 orëve të fundit, thuhet në kumtesën e MSH-së, janë bërë 314 teste. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 11.870 testime të Kovid-19. bsh/

Të fundit