Të tjera lajme

PAGA MINIMALE RRITET NË 26.046 DENARË – LSM PARALAJMËRON PROTESTA!

Paga minimale do të rritet për 1.667 denarë neto, shumë kjo konform harmonizimit ligjor që bëhet në muajin mars. Kjo do të thotë se punëtorët në Prill do të marrin pagën e rritur mininale në vlerë prej 26.046 denarë.

Sipas Ministrit të Ekonomisë, Besar Durmishi, është bërë rritja e pagës minimale konform kritereve të konstatuara ligjore në Ligjin për pagën minimale.

BESAR DURMISHI – Ministër i Ekonomisë

“Me këtë harmonizim, paga minimale e cila në vitin 2025 ishte 36.037 bruto, për vitin 2026 do të jetë 38.507 bruto ose 26.046 neto. Kjo paraqet rritje për 2.470 denarë bruto respektivisht 1.660 denarë neto krahasuar me vitin e kaluar”
Kryeministri Mickoski pret që ky informacion të miratohet nesër në mbledhjen e qeverisë.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

“Pres që në mbledhjen e ardhshme të qeverisë ta miratojmë si Qeveri dhe pastaj, natyrisht, nga prilli të fillojë pagesa sipas nivelit të pagës minimale për marsin. Pres që dialogu bipartit ndërmjet punëdhënësve dhe punëtorëve të vazhdojë dhe të intensifikohet në të ardhmen.

Rritja për 1.667 denarë e pagës minimale ishte shumë më pak nga kërkesa e Lidhjes së Sindikatave e cila kërkonte pagë minimale 600 euro. Për këtë shkak Kryetari I LSM-së, Slobodan Trendafilov braktisi seancën e sotme të Këshillit Ekonomik Social.

SLOBODAN TRENDAFILOV – LSM

“Lidhja e Sindikatave nuk mund të bëhet bashkëpjesëmarrës në situatën që për punëtorët do të thotë për ato punëtorë që marrin paga minimale. 1.500 denarë, kërkojmë pagë minimale 600 euro . Më vjen keq që bisedimet, debatet, analizat dhe takimet që I zhvilluam vitin e kaluar me krijuesit e politikave, nuk arritën t`u tregojnë nevojën reale për rritjen e pagave”  

Kreu I Lidhjes së Sindikatave paralajmëroi se gjatë marsit sërish do të ketë protesta të punëtorëve, duke pohuar se lufta e tyre për pagën minimale sërish do të zhvillohet në rrugë.

Të fundit