10/05/2024
12.5 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1746

Prezantim i Raportit për gjendjen dhe kushtet nëpër burgje

Komiteti i Helsinkut për të drejtat e njeriut sot do ta prezantojë Raportin për gjendjen dhe kushtet në institucionet ndëshkuese-përmirësuese në vend, i përpiluar në kuadër të projektit “Jetë pas grilave”, mbështetur nga Ambasada e SHBA-së.

Raporti bazohet në vizita terreni të kryera prej përfaqësuesve të Komitetit të Helsinkit sipas metodologjisë të konfirmuar paraprakisht dhe në këtë drejtim përmban rezyme nga monitorimi i realizuar në terren. Përqendrohet edhe në përparimet kryesore dhe sfidat e dokumentuara gjatë vizitave, ndërsa jep edhe rekomandime të përgjithshme për institucionet kompetente në drejtim të përmirësimit të situatës dhe kushteve në institucionet ndëshkuese-përmirësuese.

Reagim: Denigrimi i skajshëm i shqiptarëve në institucionet shtetërore po vazhdon

Shqiptarët në Maqedoni asnjëherë nuk kanë qenë në pozitë më të palakmueshme, kur duhet të marrin vendime të mëdha për të ardhmen e tyre dhe për përfaqësimin e shqiptarëve nëpër institucione kyçe shtetërore. Marrëveshjet e fshehta ndërmjet partnerëve të koalicionit kanë zhgënjyer tejmase shqiptarët, kjo vjen si rezultat i politikanëve të korruptuar, keqpërdorues të detyrave zyrtare, të kapur nga pushteti, duke treguar se s’kanë interes për realizimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve.

Marrëveshja e arritur ndërmjet BDI-së dhe LSDM-së (2000 – LSDM-së dhe 1000 BDI-së ose 2 me 1) për punësimet në institucionet shtetërore nuk përputhet me përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore. Këtu mund të bëhet një përllogaritje e thjeshtë që BDI do ti sistemoj të gjithë administratorët që nuk janë sistemuar, kinse punësime të reja kurse në anën tjetër LSDM-ja do të bëj punësime të reja de fakto do të ulet më tepër përqindja e shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Nëse në vitin 2016 përfaqësimi i shqiptarëve ishte 19,2%, në vitin 2017 ka rënë në 19.1 %, ndërsa 2018 ka rënë në 19%. Sigurt edhe në vitin 2019 ende do kemi rënie. Figurojnë edhe institucione ku vërehet diskriminim total. Kjo është në Agjencinë e filmit. Përfaqësimi i ulët i të punësuarve shqiptarë është edhe në gjyqësor. Në gjykatën supreme, nga 85 të punësuar, ka vetëm 6 gjykatës, të cilët janë të emëruar. Por nuk ka asnjë të punësuar në administratën gjyqësore në pozitat udhëheqëse ose jo udhëheqëse. Përfaqësimi i shqiptarëve këtu është vetëm 7.1 për qind. Fajin e hedhin tek mungesa e kuadrit. Numri i vogël i të punësuarve shqiptar është edhe tek Shoqëria Aksionare për bartjen e energjisë elektrike dhe menaxhimin me sistemin elektro-energjetik MEPSO.
Në shumë institucione financiare përfaqësimi nuk është as 10 për qind të punësuarve shqiptarë. Është shumë e qartë që denigrimi i skajshëm i shqiptarëve në institucionet shtetërore po vazhdon.

Departamenti Ekonomik – Aleanca për Shqiptarët

Kostov: Nuk ka pasur sulm ndaj personelit, as protesta para zyrës time

Drejtori i spitalit “8 shtatori”, Hristijan Kostov thotë se gjatë mbrëmjes së djeshme nuk ka pasur sulm fizik ndaj personelit mjekësorë, por se ka qenë vetëm një konflikt verbal mes mjekëve në repartin për kujdes intensiv dhe një familjari i një personi që kishte ndërruar jetë në spital. Ai mohon shkrimet se ka pasur protesta para zyrës së tij.

“Pacienti është pranuar dje rreth orës 14:00. Nga ana e personelit mjekësorë është realizuar diagnostikimin dhe tretmani i duhur. Por për shkak të problemeve shëndetësore të pacientit, problemeve me zemrën, probleme kronike me veshkat, gjatë mbrëmjes në orën 23:00 pacienti ka ndërruar jetë”, tha Kostov.

Drejtori i spitalit theksoi se deri tek konflikti verbal kishte ardhur pasi familja ishte informuar për vdekjen e pacientit, me çrast sigurimi kishte informuar policinë.

“Nuk ka pasur konfrontim fizik, vetëm momente verbale. Nuk ka arsye specifike. Vetë lajmi se pacienti ka vdekur prek të afërmit dhe në ato momente, disa e përjetojnë këtë në mënyrë agresive, të tjerët e marrin vetën më mirë. Kemi një raport specifik nga policia, nëse jeni të interesuar për detajet, kontaktoni policinë. U bë publike që pati protesta. E mohoj këtë. Personelin e kam ftuar unë”, informoi Kostov.

Spitali ka kërkuar që të kryhet autopsia e trupit të vdekur ashtu siç kërkohet me ligj, por të afërmit me vetë iniciativë kanë marrë trupin e pajetë. Kostov thotë se policia dhe gjyqësori do të duhet të vendosin për autopsi eventuale./Alsat

“Një shoqëri për të gjithë” dështoi në Idrizovë

Koncepti i LSDM-së “Një shoqëri për të gjithë” dështoi në Idrizovë. Ata që promovonin një shoqëri për të gjithë, sot kërkojnë, dhe atë hapur, përçarjen e shoqërisë. Vetëm për 3 vjet pushtet LSDM-së i ra maska dhe dëshmoj se nacionalizmi i kohës së komunizmit ende u ka mbetur në palcë! Të përçash fëmijët në baza etnike do të thotë nacionalizëm ekstremist. Kështu ka shkruar një status profilin e tij në Facebook, anëtari i Kryesisë së Lëvizjes BESA, Abdush Demiri, ndërsa ka akuzuar se po përçahen fëmijët edhe në baza etnike, raporton gazeta KOHA

“Themelet e një koncepti ‘një shoqëri për të gjithë’ siç pretendon në teori LSDM ndërtohen prej në shkolla. LSDM, Zoran Zaev dhe BDI me partnerët e saj, prej në shkolla punojnë për të shkatërruar shoqërinë, duke i përçarë fëmijët në baza etnike. Kjo është nënçmim për nxënësit shqiptarë, se gjoja nuk e meritojnë të jenë në një ambient me ato Maqedonas. Gjesti i LSDM, ku kërkon që nxënësit shqiptar të mos mësojnë me një shkollë me ata maqedonas, nuk është aspak më i ulët se gjestet e pushtetit të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së të cilët nëpër enciklopedi shqiptarët i quajtën ‘njerëz mali’. E njëjta gjë vazhdon edhe tani, me LSDM, por si gjithmonë në koalicion me BDI dhe partnerët e saj”, shkruan Demiri.

Lëvizja BESA, ka vijuar më tej ai, nuk do të hesht për nxënësit e shkollës së Idrizovës dhe do i mbështes ata për gjithçka që kanë nevojë. Mos sinqeritetit i ranë maskat. LSDM, BDI dhe partnerët e tyre në pushtet janë gjë tjetër veçse anti-shqiptarë dhe anti-demokrat! (koha.mk)

Enti Shtetëror për Revizion përballet me bllokadë

Mungesa e e marrëveshjes për kërkesën e VMRO-DPMNE-së që deputetët e kësaj partie të shpërndahen në organet kuvendore, përsëri ishte shkak për anulimin e seancave të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, i cili mes tjerash, duhej që të vendosë për vendin e revizorit kryesor, por edhe për ASHMAA-në, RTVM-në, Drejtorinë për Mbrojtje të të Dhënave Personale dhe pika të tjera.

Enti Shtetëror për Revizion përballet me bllokadë nëse deri më 4 tetor nuk zgjedhet revizori kryesor shtetëror.

Muhamed Zekiri nga LSDM-ja kërkoi që gjashtë seancat e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot të anulohen për shkak të asaj se koordinatorët e grupeve parlamentare nuk kishin arritur marrëveshje për shpërndarjen e komisioneve.

Kryetari i Komisionit Ilija Dimovski tha se do të ishte joparimore që të mos e pranojë kërkesën e LSDM-së. Paralajmëroi edhe se në komisionin të cilin e kryeson asnjë nuk mund të sigurojë shumicën.

“Edhe një herë do të japim mundësi që koordinatorët të bisedojnë”, tha Dimovski.

Ministri Elvin Hasan për vizitë në Shtip dhe Koçan

Ministri pa resor i obliguar për investime të huaja, Elvin Hasan ishte për vizitë pune në Shtip, ku vizitoi dy kompani të tekstilit të cilat kanë marrë ndihmë financiare sipas Ligjit për mbështetje financiare.

Siç kumtoi Kabineti i tij, Hasan i ka vizituar kompanitë “Linea”, e cila përveç që është e përfaqësuar në tregun vendor, eksporton edhe në Ballkan dhe “Albatros” e cila kryesisht prodhon këmisha dhe eksporton në Gjermani, Holandë dhe Zvicër ndërsa ka edhe dyqan në Shkup.

“Kompanitë ekzistojnë nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, ndërsa sot punojnë sipas standardeve moderne evropiane dhe prodhojnë prodhime të tekstilit jashtëzakonisht cilësore”, citohet në kumtesë.

Përveç, dy kompanive të Shtipit, ministri Hasan e ka vizituar edhe kompaninë e tekstilit “Maj Feshn” nga Koçani, e cila gjithashtu ka marrë mbështetje financiare sipas Ligjit për mbështetje financiare.

Ministri në takime ua ka prezantuar ndryshimet më të reja të Ligjit për mbështetje financiare dhe mundësitë e reja të cilat hapen me ato, ndërsa është biseduar edhe për problemet me të cilat përallen kompanitë dhe të cilat janë hapat që duhet të ndërmerren për zgjidhjen e tyre të përhershme.

Në suaza të vizitës në Shkup, Hasan ka realizuar takim edhe me kryetarin e komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski, me ç’rast është biseduar edhe për mundësitë për investime në qytet dhe para se gjithash në zonën ZZHIT.

Si përparësi në takim është potencuar autostrada Milladinovc-Shtip, e cila e lidh qytetin me Shkupin, që mund të konsiderohet si tërheqës për investime në komunën e Shtipit. .

NËSE MAQEDONIA E VERIUT NUK SHËNON PROGRES, BUNDESTAGU E SHFUQIZON VENDIMIN

Në pjesën për Maqedoninë e Veriut, koalicioni qeverisës gjerman kërkon garanca se kursi i reformave dhe rrumbullaksimi i reformave të nevojshme do të realizohen.

Gjithashtu u theksua se Maqedonia e Veriut patjetër duhet t’i ndërmarrë përpjekje shtesë që t’i plotësojë kriteret për anëtarësim në BE, veçanërisht në pjesën e sundimit të së drejtës, efikasitetit të Prokurorisë Speciale Publike, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe forcimin e institucioneve të mbrojtjes dhe përmirësimit të të drejtave të njeriut.

Planet aksionare të propozuara nga Komisioni Evropian patjetër duhet të marrin afate të qarta, plotësimi i të cilave do të duhet të jet kusht për hapjen e kapitujve të ri.

Bundestagu e gëzon të drejtën ta ndryshojë vendimin paraprak nëse vërteton se nuk po plotësohen kushtet e parashtruara për hapjen e negociatave. /SHENJA/

Në Gjykatën Supreme asnjë shqiptar i punësuar

Avokati i popullit në raportin e tij për vitin 2018 kritikoi institucionet në vend për mos përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet publike. Ixhet Memeti, para komisionit për sistem politik, tha se në sektorin publik punësimi i shqiptarëve arrin 19%, raporton TV21.

Deputeti i BDI-së Rexhail Ismali, tha se institucionet e shtetit, si presidenca dhe gjykata supreme duhet të reflektojnë dhe se do kërkojë nga kuvendi të marr masa ndëshkuese ndaj institucioneve të cilat nuk respektojnë nenin 8 kushtetues.

Për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat nuk janë të kënaqur as nga komuniteti turk.

Në fund komisioni për sistem politik i miratoi me votim unanim raportin e Avokatit të Popullit. Aktet që kanë të bëjnë me lehtësimin e punës së Avokatit të Popullit duhet të miratohen edhe në seancë plenare./TV21

Harmonizimi i fito-kontrolleve të produkteve të gatshme bujqësore si mundësi për zhvillimin e shkëmbimit tregëtar Shqipëri – Maqedoni e Veriut

Sot në Tiranë Sekretari shtetëror z. Nefrus Çeliku së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave z. Trajan Dimovskin zhvilluam një takim pune me ministrin shqiptarë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Bledi Çuçi, ku u diskutuan projektet e përbashkëta të nisura, tema me interes të përbashkët, në veçanti shkëmbimin tregtar dhe potenciali që ekziston për avancimin e zhvillimit bujqësor, prodhimin e ushqimit dhe shfrytëzimin maksimal të mundësive për bashkëpunim të mëtejshëm dypalësh.
Si fusha të bashkëpunimit në të ardhmen, janë shkëmbimin i rregulloreve kombëtare dhe harmonizimi i listave të organizmave të dëmshëm, të bimëve, të produkteve bimore dhe njohja e ndërsjellë e analizave laboratorike nga laboratorët fitosanitar të akredituar / të autorizuar, uljen e fito-kontrollave të produkteve të gatshme dhe fleksibilitet më të madh në pjesë e eksportit dhe importit të bagëtive.
Në të njëjtën kohë, u konkludua se është e nevojshme të hartohen plane për masa emergjente në rast të zbulimit të organizmave të dëmshëm karantinë dhe shkëmbimit të përvojave, informacionit dhe njohurive midis autoriteteve kompetente në zonën fitosanitare nga të dy palët.
Po ashtu, ministrat ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin e grupit të formuar të punës të dy ministrive dhe të punojnë së bashku në kontrollin sistematik të dy vendeve në menaxhimin e rezervave të peshkut në Liqenet e Ohrit dhe të Prespës.

Qendra për shëndet publik Tetovë: Është e mundur të përsëritet ndryshimi i aromës dhe shijes tek uji i pijshëm

Nga Qendra për shëndet publik në Tetovë paralajmërojnë se në tetor dhe në nëntor është e mundur që uji i pijshëm të ketë ndryshim të aromës dhe shijes, si në dy vitet e fundit. I këshillojnë qytetarët se nuk ka vend për frikë sepse viteve të fundit është konfirmuar se nuk ka prishje të parametrave për ujë të sigurt.

“Ndryshimi i armës dhe shijes mund të përsëritet për shkak të uljes së vegjetacionit, gjegjësisht gjethet në ujë që shfrytëzohet nga lumenjtë Pena dhe Leshnica në sistemin e ri ujësjellës. Apelon të mos ngritet panik dhe të mos i kushtohet shumë vëmendje sepse ne kemi kujdes në cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm. Vjet dhe parvjet ka pasur shumë paraqitje për ndryshim të aromës dhe të shijes dhe për fat analizat tona treguan se të gjitha parametrat tjera janë në kuadër të kufirit të lejuar dhe se uji përgjigjet në parametrat se është i sigurt për pirje”, deklaroi specialisti për ekologji shëndetësore dr.Ratko Davidovski.

Deri tek kjo paraqitje erdhi në shtator të vitit 2017 kur filloi të funksionojë sistemi i ri i furnizimit me ujë me shfrytëzimin e ujit nga lumenjtë e Malit Sharr.

Nëse uji me aromën dhe shijen e ndryshuar nuk është i pranueshëm për njerëzit për pirje, Davidkovski thotë se nuk shfrytëzohet.

Nga Qendra për shëndet publik – Tetovë përmendin se çdo ditë ndiqet cilësia e ujit dhe sipas nevojës reagojnë shërbimet. Sistemi i ri i furnizimit me ujë nga viti 2017 solli sasi shtesë të ujit, si zgjidhje të përhershme për problemin dhjetëvjeçar me mungesën e ujit të pijshëm në qytet. as/.